Për ne! – Kompania Pikëllimi. Vlerat tona kryesore. Besimi ynë.

Në momentet e vështira, kur një person i dashur ka ikur nga kjo botë, sidomos kur kjo ndodh në vend të huaj, formalitetet e transportit të kufomës dhe ceremonitë e varrimit janë gjëja e fundit që ne mendojmë. Por rregulloret ekzistuese ligjore të vendit të huaj duhet të zbatohen. Me siguri asnjë nga ne nuk është i gatshëm për atë moment.

Prandaj, ne në Pikellimi.gmbh jemi në shërbimin tuaj që të lehtësojmë dhe bëjmë organizim të detajuar në rast të vdekjes së një të afërmi (tranportimin a kufomës/ve dhe organizim të ceremonies së varrimit).

Një vdekje në shtëpi

Në rast se vdekja e të ndjerit ka ndodhur në shtëpi, duhet të kontaktoni mjekun personal të të ndjerit. Mjeku do duhet t’ju jep dokument “Njoftim/Çertifikatë e vdekjes” që do ju shërben në fazat e mëvonshme të procesit. Pastaj kontaktoni agjencinë Pikellimi.gmbh për ndihmë rreth transportiti dhe ceremonies së varrimit.

Vdekja në spital

Nëse një i afërm vdes në një spital, dokumentet lëshohen nga mjeku i trajtimit. Pastaj kontaktoni agjencinë Pikellimi.gmbh për ndihmë rreth transportiti dhe ceremonies së varrimit.

Cilat dokumente janë të nevojshme për të kryer funeralin/varrimin?

Për varrim në një vend të ri varrimi, ju duhet:

Letërnjoftimi i të ndjerit (pasaportë)

Njoftimi i vdekjes lëshuar nga mjeku i autorizuar

Transporti i të vdekurve në vend dhe jashtë vendit?

Të nevojshme kur transportohet një person i vdekur:

Njohtimi/Certifikata e vdekjes në origjinal.

Nëse është nga jashtë dhe një dokument personal.

Leja për transportimin e të ndjerit me rrugën e saktë.