• Mirë se vini në faqen oficiele të kompanisë Pikëllimi!

    Ne momentet e pikellimit njeriu njeh forcen e vet dhe te dashurve te vet!

Shkarko Autorizim / Vollmacht

Mirë se vini në faqen zyrtare të kompanisë Pikëllimi!– Transport i kufomave

Bartja / Transport i kufomave

Bëjmë Bartjen e kufomave nga gjitha viset Evropjane për në vendlindje (në të gjitha viset e banuara shqiptare) organizojmë varrime si dhe ri-varrime. Shërbime shumë të shpejta, mjafton një telefonatë dhe ne gjendemi aty ku ju keni nevojë. Gjithashtu kryejmë rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm për transport, bartjen e kufomave nga vendi i ngjarjes deri në aeroport si dhe organizimin e fluturimit drejt destinacionit të duhur.
Përkujdesja jonë vazhdon edhe nga aeroporti i përkatës deri tek familja e të ndjerit. Sipas nevojës, bëjmë edhe transportin me veturë deri në vendlindje, si dhe, me kërkesë familare, organizojmë edhe rituale fetare (angazhim të hoxhallarëve, pastrimn e kufomes etj.).
Pagesën mund ta bëni edhe përmes sigurimeve jetësore apo në raste sociale edhe përmes entit social (Socialamt).

Mbani në mend se shumë kompani që nuk janë të akredituara për shumicën e vendeve përpiqen të mashtrojnë me çmime të ulëta.

Ekipet tona do të kujdesen për gjithçka në vend, si dhe për të gjitha dokumentet administrative.

Ju vetëm duhet të na tregoni. Ne do të kujdesemi për gjithçka.

Në kohët e vështira, besoni agjencinë Pikellimi. Specialistët tanë me përvojë do t’ju ofrojnë mbështetjen dhe profesionalizmin që ju nevojitet. Na kontaktoni në +49(0)3676228131 dhe ne do të bëjmë çmos për të sjellë të afërmin tuaj pranë shtëpisë së tij. Kompania Pikellimi simpatizon me ju në këtë moment tragjik të jetës.

Erkunde Pikellimi GmbH

Përgatitjen e dokumentacionit

Transport kufomash me Aeroplan

Transport kufomash me veture